Lacio kalon në çerekfinale, poker ndaj Novarës

Lacio-Novara ka qenë ndeshja e parë e Kupës së Italisë për ditën e sotme, ku ekipi i Simone Inzagit ka kaluar pa probleme Novarën  me rezultatin 4-1. Me këtë fitore, bardhekaltrit sigurojnë një biletë në çerekfinale, ku do të presin fituesin e çiftit, Inter-Benevento.

Lacialët u treguan të pamëshirshëm në pjesën e parë, teksa shënuan plot katër herë, duke i lënë miqtë nga Novara pa shpresa për të tentuar diçka. 12 minuta mjaftuan për golin e parë, ku ishte Luis Alberto, i cili shënoi. Dopieta e Imobiles në minutat 20 dhe 35, i çoi shifrat në 3-0, përpara se Milinkoviç-Saviç të katërfishonte në fundin e pjesës së parë.

Eusepi ishte autori i golit të nderit për miqtë, ku shënoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të. Ndërkohë, Tomas Strakosha ishte titullar për 90 minuta, ku portieri ynë si gjithmonë konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm i bardhekaltërve. Ndërkohë, pasdite pozitive dhe për Valon Berishën, i cili u aktivizua në minutën e 63-të.

Kupa e Italisë / Lacio-Novara 4-1
Shënues:
Luis Alberto 12’, Imobile 20’, 35’,  Milinkoviç-Saviç 45+3’ / Eusepi 49’ (pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online