Zyrtare | Një vlonjat për Hajdukun, koloni shqiptarësh në Kroaci

Shtohet numri i shqiptarëve që luajnë në Kroaci, pasi së fundmi është zyrtarizuar edhe vlonjati Françesko Tahiraj. Ai do të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit, klub ku aktivizohet edhe Ardian Ismajli dhe dhe Ermir Sahiti. Ky i fundit është bashkuar me ekipin e parë dhe ka udhëtuar drejt Turqisë me kroatët në fazë

Sulmuesi anësor ka spikatur në Slloveni me Aluminij, ndërkohë që 22-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur për tre vite. Gjatë kësaj periudhe u përfol shumë për një interesim të Hajdukut të Splitit dhe tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare. Nuk dihet se sa është paguar për kartonin e tij, por mediat kroate raportojnë se bëhet fjalë për shumën e 100 mijë eurove. Për Tahirajn ky është një hap përpara në karrierë.

I riu tanimë do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Kristian Panuçi për t’i bërë një vend në kombëtare. Sezoni aktual i sulmuesit ka qenë mjaft i mirë, pasi me fanellën e Aluminij ka arritur të shënojë nëntë gola në kampionat.

Kuptohet që Tahiraj për skuadrën sllovene ka qenë një titullar i padiskutueshëm, pasi në 18 ndeshje 17 herë ka zbritur në fushë nga minuta e parë. Nëse edhe te Hajduku do të luajë rregullisht, me shumë mundësi ëndrra për të luajtur me kombëtaren do t’i plotësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online