Laçi hap dyert, thirrje tifozëve për sfidën ndaj Skënderbeut

Skuadra e Laçit duhet të harrojë sa më shpejt humbjen me Luftëtarin në Gjirokastër dhe të rikthehet te fitoret. Këtë fundjavë, kurbinasit presin ekipin e Skënderbeut, që vjen nga një fitore bindëse kundër Kastriotit. Dy ekipet vijnë në këtë takim në formë të ndryshme dhe për këtë gjë, Laçi i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve për mbështetje, madje e ka bërë falas dhe hyrjen në stadium.

Njoftimi i Laçit: Rikthehemi në Laç. Këtë herë luajmë me Skënderbeun, të shtunën prej orës 16:00. Ekipi ka nevojë për ju, ndaj ju ftojmë të jeni sa më të shumtë dhe të mbështetni skuadrën. Të gjithë e keni parë angazhimin e lojtarëve dhe dëshirën e tyre për të fituar çdo ndeshjes. Sa këtë herë kjo nuk do mungojë, por me JU, SË BASHKU, mund të kthehemi te fitorja e shumëdëshiruar.

Prandaj, të shtunën për këdo është detyrim të jetë në stadium, madje duke e marrë edhe një mik me vete. LAÇI ka nevojë për tifozët, LAÇI ia del me tifozët! Hyrja, edhe këtë javë do të jetë falas në tribunën përkarshi dhe atë pas porte. Ejani në mbështetje të skuadrës. Para Laçi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online