Dëmtimi konsiderohej serioz, Mavraj surprizon

Mërgim Mavraj  rikthehet në fushë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër rivalëve të Sandhauzen. Një problem në shpinë e penalizoi qendërmbrojtësin, i cili mungoi në përballjet me Duisburgun dhe Holsten Kiel. Katër pikë të marra nga Ingolshtadi dhe ka ende shpresë për të qëndruar në Bundesliga 2.

Dëmtimi i pësuar u mendua se do ta mbante edhe më gjatë Mavrajn jashtë fushave të blerta, por duket se po e kalon. Gjithsesi duhet pritur se si do ta përballojë futbollisti i kombëtares përgatitjen me grupin.

Mavraj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane. Deri më tani ai ka luajtur në tetë takime, të gjitha të plota dhe nga minuta  e parë. Mbrojtësi e nisi sezonin në Greqi me Arisin e Selanikut, për t’u larguar në janar dhe për t’u rikthyer sërish në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online