Vendimi i federatës spanjolle për të luajtur të paktën një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 sezonet e ardhshme ka shkaktuar shumë polemikë në tokën iberike. Shoqata e futbollistëve Spanjoll, nuk ka vonuar për të reaguar ndaj këtij vendimi, që sipas tyre është marrë vetëm për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht marrëveshjen e La Ligës me kompaninë amerikane “Relevent” për zhvillimin e një ndeshje në vit në Shtetet e Bashkuara. Futbollistët po përdoren në mënyrë abuzive, dhe palë të treta po përfitojnë para nga kjo gjë”, shkruhej në deklaratën e federatës spanjolle.
#AFEFútbol en contra de jugar la Liga fuera de España.
?? https://t.co/DyZVOvQieJ#UnidosSomosMásFuertes pic.twitter.com/VXR26l1UXF
— AFE (@afefutbol) August 16, 2018