La Liga në SHBA, ndërhyn qeveria spanjolle dhe UEFA

Marrëveshja e presidentit të La Ligës, Havier Tebas, me një kompani amerikane për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll në Amerikë ka marrë një goditje të fortë.  Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive “MARCA”, sipas së cilës gjatë ditës së sotme ka pasur një ndërhyrje nga instancat e shtetit spanjoll në bashkëpunim me FIFA-n

Vendimi i zhvillimit të ndeshjeve jashtë Spanjës në shkëmbim të shumave monetare është cilësuar si një lëvizje shumë drastike dhe që mund të cenojë mbarëvajtjen e kampionateve të gjithë botën. Një kundërshtari i këtij vendimi ishte dhe presidenti i federatës spanjolle, Rubiales.

Në janar të 2018-ës, është planifikuar ndeshja e parë në Amerikë, midis Gironës dhe Barcelonës. Ajo që çuditi më shumë opinionin publik në Spanjë ishte se të dy presidentët e klubeve kishin rënë dakord që ndeshja të zhvillohej në Majemi të Floridas, duke injoruar kështu kërkesat e fansave lokalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *