“La Fine”, Hamshik gati t’i thotë lamtumirë Napolit

Në 28 qershor të 2007-ës, Napoli i sapongjitur në Serie A, shpenzoi pesë milionë euro për një 19-vjeçar sllovak të quajtur Marek Hamshik. Tani, 12 vite më vonë ai djalosh është kthyer në një legjendë të gjallë. Megjithatë, çdo gjë e ka një fund.

Fitorja e sotme ndaj Sampdorias ishte ndeshje e 519-të dhe e fundit me fanellën e napolitanëve. “Sky Sports” raporton se klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin me ekipin kinez Dalian Jifang dhe operacioni do të marrë formë zyrtare në orët në vazhdim, sapo lojtari të hedhë firmën në kontratë.

Nga ky transferim Napoli do të përfitojë 15 milionë euro + 9 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Kontrata që do të firmosë 31-vjeçari do të jetë e vlefshme për tri vite, ndërsa ende nuk bëhen të ditura detajet e pagës marramendëse që kanë shtyrë lojtarin të marrë këtë vendim.

Hamshik largohet nga Napoli me dy rekorde legjendare. Sllovaku është golashënuesi rekordmen i klubit me 121 gola, duke kaluar Diego Armando Maradonën, i cili ka shënuar 115 gola, ndërsa rekordi tjetër historik i sllovakut është ai numrit më të lartë të paraqitjeve, plot 519-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *