Kutinjo fiksim i Junajtid, Barcelona gati ta shkëmbejë

Mançester Junajtid dhe Barcelona do të luftojnë fort me njëra-tjetrën për një vend në gjysmëfinalet e Champions Ligës. Ndeshja e parë do të zhvillohet me datë 10 prill në “Old Trafford”, ndërsa ajo e kthimit pas gjashtë ditësh në “Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo”, dy klubet po mendojnë një shkëmbim të madh midis tyre. Tani nuk është më mister fakti që Filip Kutinjo mund të largohet në fund të sezonit. Braziliani nuk po gjen hapësirat e duhura dhe rikthimi në ishull është opsioni më i mirë.

Junajtid e pëlqen 26-vjeçarin dhe është gati të bëjë gjithçka për të. Barcelona nga ana e saj ka një ide të veçantë. Drejtuesit e klubit katalanas janë gati ta lënë të lirë Kutinjon, nëse “Djajtë e Kuq” ofrojnë në shkëmbim Markus Rashford.

Klubet janë në kontakt prej ditësh dhe kjo ide pëlqehet shumë nga të dy palët. Në fillim do të mësojmë se kush prej këtyre dy ekipeve do të vazhdojë më tej në Champions dhe pastaj mund të vijë dhe shkëmbimi i dy lojtarëve ofensivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *