Kurtua merr masa ekstreme, gardiani nuk paraqitet në stërvitje

Tibo Kurtua po bën gjithçka ç’mundet për t’u larguar nga Çelsi gjatë kësaj merkatoje. Teksa kanë mbetur vetëm tri ditë kohë nga mbyllja e merkatos në kampionatin anglez, belgu nuk u paraqit në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Futbollisti 26-vjeçar ka dëshirë t’i bashkohet skuadrës sës Real Madrid, por klubi i Çelsi e ka bllokuar duke refuzuar një ofertë në rangun e 30 milionë eurove, një vendim ky që ka qenë tepër i vështirë, pasi kontrata e Kurtuas me londinezët mbaron në fund të sezonit tjetër dhe me shumë gjasa belgu do të largohet me kosto 0 në verën e vitit 2019.

Ky vendim i drejtuesve të Çelsit ka xhindosur portierin shtatlartë, dhe teksa kanë mbetur më pak se 72 orë nga mbyllja e merkatos në Angli, Realit i duhet të veprojë shpejt. Në rast se mes palëve gjendet gjuha e përbashkët, pasuesi i Kurtuas në stolin e Çelsit mund të jetë gardiani danez i Leister Sitit, Kasper Shmajkëll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *