Kurthi i Laçit funksionon, Kukësi i largohet kreut (VIDEO)

Kukësi dhe Laçi u ndanë në barazim pa gola në sfidën mes tyre, kjo për meritë të dy portierëve, Frashëri dhe Selmani që ishin të pakalueshëm. Çyrbja, Shkurtaj, Xhixha dhe Jonuzi kishin rastet e tyre për të shënuar, por çdo gjë u mbyll e barabartë dhe pa gola.

Kukësi ishte më kërkues në shumicën dërrmuese të takimit, por skuadra e Laçit u mbrojt mirë dhe mori një pikë në transfertë mëse të merituar. Madje, kurbinasit ishin shumë të rrezikshëm edhe me kundërsulmet e tyre, ku në një rast Xhixha ishte i vetëm përballë Frashërit.

Me këto dy pikë të lëna, Kukësi shkëputet disi nga kryesuesit e Partizanit dhe lufta për titullin kampion bëhet më e vështirë. Laçi ndal dhe njëherë tjetër verilindorët dhe duket se janë ata “macja e zezë” e të besuarve të Kukësit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E shtunë, më 26 janar, ora 14:00
Stadiumi “Kamza”, Kamëz

Kukësi – Laçi   0-0

EPISODET

90’ Mbyllet sfida mes Kukësit e Laçit, gjithçka e barabartë në Kamëz

90+2’ Karton i vërdhë për Jonuzin, luhen sekondat e fundit

87′ Minuta dhe për Najdonov, del Xhixha

75′ Mbyllet sfida dhe për Et’hemin, në lojë Kalaja

66’ Cuculi shumë pranë golit nga goditja e dënimit, por Selmani duket i pakalueshëm

65’ Zëvendësim edhe te Kukësi. Del Krasniqi, në fushë Vesel Limaj

62’ Goditet me sende të forta anësori Denis Rexha, ndalet ndeshja

57′ Vjen zëvendësimi i parë. Del Berisha, në lojë Shtubina

47’ Selmani super pritje, Çyrbja pak metra më portën gjuajti fort

46’ Fillon fraksioni i dytë i lojës, asnjë zëvendësim

45’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola

39’ Mrekulli e Selmanit. Shkurtaj gjen pak hapësirë dhe godet menjëherë, por ndalet nga fluturimi i numrit një të kurbinasve

30′ Kundërsulm i Laçit, përparon Jonuzi që jep një pasim perfekt për Xhixhen. Sulmuesi i vetëm me Frashërin gjuan në qendër, pret korçari

22’ Et’hemi rrëzohet brenda zonës, por nuk ka penallti nga gjyqtari

8′ goditje këndi, kros dhe topi shkon te Eduart Rroca. Ky i fundit me kokë gjuan dhe pret Selmani

1’ Ka filluar sfida, edhe në Kamëz një minutë heshtje për Zërin

 

Kukësi: Frashëri, Krasniqi (Limaj 62′) , Shameti, Cuculi, Uilliam, Dzaria, Rroca, Rrumbullaku, Çyrbja, Ethemi (Kalaja 75′), Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Në dispozicion (Basha, Kalaja, Limaj, Qaqi, Selimi, Xhemaili, Joti)

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Pjeshka 90+4′), Jonuzi, Xhixha (Najdenov 87′), Berisha (Shtubina 57′), Çokaj. Trajner: Besnik Prenga
Në dispozicion (Sali, Shtubina, Najdenov, Pjeshka, Prengaj, Toro, Cema)

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Sefgjini 29′, Çokaj 33’, Jonuzi 90+2′

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online