Kur Konte shprehej: Reali është maksimumi, por kush vjen këtu…

Antonio Konte është shumë pranë kalimit në stolin e Realit të Madridit. Julen Lopetegui po kalon momentet e fundit si trajner i Kampionëve në fuqi të Europës dhe pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të tij dhe zëvendësimi me italianin.

“Sport.es” kujton një detaj të veçantë sa i përket një deklarate të Antonio Kontes kundrejt klubit madrilien. Ishte 23 tetori i vitit 2013 dhe Juventusi i tij përballej me Real Madridin e Ançelotit në “Santiago Bernabeu” për fazën e grupeve të Champions-it.

Ndeshja mbyllej me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Kristiano Ronaldo shënonte një dygolësh, ndërsa Fernando Lorente barazonte përkohësisht rezultatin. Pas ndeshjes, Konte fliste këto fjalë për ekipin kundërshtar.

Di Maria dhe Tevez gjatë ndeshjes së vitit 2013

Në ditët e sotme, Reali i Madridit përfaqëson maksimumin e nivelit të futbollit. Ky ekip është ndërtuar për të fituar gjithçka që mund të fitohet dhe çdo vit ka të njëjtat objektiva. Kush vjen këtu, e di mirë se duhet të japë maksimumin nga vetja për të fituar.”

Sot është shumë pranë kalimit në Madrid dhe Florentino Perez e sheh si më të përshtatshmin për të rikthyer ekipin në rrugën e duhur. Konte është një trajner i aftë, një motivues i madh dhe nuk e ndjen presionin. Kur transferohej te Çelsi para dy vitesh, ai prezantohej në këtë mënyrë. “Kam lindur nën presion dhe nuk kam frikë. Do të jetë një sfidë e madhe për mua”. Pas pesë vitesh, Konte ka shansin të verifikojë nëse fjalët e tij i përshtaten realitetit. Mungon vetëm telefonata e Perez, që do t’i jepte trajnerit italian mundësinë të jetë trajneri i ekipit që përfaqëson maksimumin e nivelit të futbollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online