Dramatike, Zlatan Ibrahimoviç jashtë “playoff”-it

Mjaftonte një fitore për Los Anxheles Galaksi për të parë magjitë e Zlatan Ibrahimoviç edhe në “play-off”. Fatkeqësisht gara është mbyllur këtu për skuadrën kalifornianë, që u mposht në shtëpi me rezultatin 2-3 nga Hjuston Dinamo.

Gjithçka e hedhur poshtë, pasi Kamara arriti të shënonte dy gola dhe Los Anxheles Galaksi e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë. Por në pjesën e dytë ndodhi edhe ajo që nuk pritej. Fillimisht shënoi Kuioto dhe më pas Manotas me penallti.

https://www.facebook.com/MLS/videos/187900938753447/

2-2, në një ndeshje që për Hjuston Dinamo nuk kishte asnjë vlerë. Xhovani Dos Santos zbriti në fushë për të ndihmuar LA Galaksi, por pa sukses. Manotas shënoi edhe golin e tretë dhe më pas miqtë arritën të bëjnë rezistencë dhe të fitojnë.

Ibra mbetet jashtë “playoff”-it, sikurse edhe Xhovinko. Italiani ishte në fushë në ndeshjen e djeshme që Toronto fitoi 4-1 kundër Atlanda Junajtid. Sulmues shtatshkurtër ishte autor i golit të katërt për skuadrën e tij.

https://www.facebook.com/MLS/videos/2638892119583025/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online