Pasi u mësuan katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit në Spanjë, është hedhur dhe shorti. Goglat kanë rezervuar një përballjet Barcelona-Real Madrid dhe Betis-Valencia.
Shorti është hedhur në stadiumin “Benito Villamerin” të Betisit, aty ku do të zhvillohet dhe finalja e madhe e datës 25 maj. Sfidat gjysmëfinale zhvillohen me dy ndeshje vajtje ardhje. “El Classico” e parë do të luhet me datë 6 shkurt në “Camp Nou”, ndërsa ajo e kthimit me datë 27 shkurt në “Santiago Bernabeu”. Të dy përballjet priten të jenë të zjarrta dhe të gjithë mezi po i presin këto dy ndeshje.
Luftë të fortë për një vend në finalen e madhe do të ketë dhe mes Betisit dhe Valencias. Ndeshja e parë zhvillohet në Andaluzi të enjtën e 7 shkurtit, aty ku luhet dhe finalja e madhe, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në stadiumin “Mestalla” të Valencias me datë 28 shkurt.