Kukësi nuk humb kohë, planifikon miqësore para finales

Kombëtarja ka bërë që kampionati të pushojë këtë javë, por klube të Superiores dhe të Parës e kanë parë të arsyeshme të programojnë ndeshje miqësore. Kështu, Kukësi që ka në program një finale me Partizanin, do të përballet nesër me Korabin.

Ndeshja luhet në Pezë-Helmës prej orës 15:00 dhe do u shërbejë trajnerëve Ramadan Ndreu dhe Dorian Bubeqi për të parë gjendjen aktuale të skuadrave. Sigurisht për ritmin e të dyja skuadrave është një sfidë mjaft e rëndësishme.

Për SportEkspres.com, trajneri Bubeqi deklaron: “Nuk mund të qëndronim vetëm në kuadrin e përgatitjeve në këto dy javë pushim, ndaj do të luajmë një ndeshje miqësore me Kukësin. Është një test shumë i fortë për skuadrën para sfidës me Dinamon, duke patur parasysh se synimi ynë tashmë është vendi i dytë në klasifikim”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *