Duel për 100-milionëshin Kieza, çfarë gare edhe për Kante!

Federiko Kieza është lojtari i shumëkërkuar në merkato. Sulmuesi italian i Fiorentinës ndiqet nga klubet më të mëdha të Europë, ndërkohë që klubi vjollcë është i qartë  për këdo që do dhe i ka vendosur çmimin. Sulmuesi kushton 100 milionë euro. Është vetëm 21 vjeç, luan rregullisht prej tre sezonesh në Serie A, që mbetet një kampionat i vështirë për këdo. Cilësitë e tij janë të garantuara.

Interi e ka në krye të listës së dëshirave, por duket si një “dashuri utopikë” realizimi i një transferimi në shifra të tilla. Juventusi është klubi tjetër që e do dhe rivalizon me zikaltrit. Bardhezinjtë janë në avantazh, pasi financiarisht janë një klub i shëndetshëm dhe mund të bëjnë blerje të tilla. Gjithsesi edhe ata janë gati të ofrojnë deri në 70 milionë euro. Vetëm nga jashtë Italisë mund të ketë klube që mund të bëjnë ndonjë çmenduri për Kiezën.

NGOLO KANTE – Kampionati i botës ka rinovuar me Çelsin deri në vitin 2023, por nuk është se po kalon një moment të mirë me londinezët. Nisur nga mëdyshjet e tij për të vazhduar me “Blutë”, janë dy klubet që i kanë hedhur sytë nga mesfushori qendror.

Padyshim Kante është një nga më të mirët në rolin e tij dhe e ka treguar këtë si me Lesterin, ashtu edhe me Çelsin gjatë kohës që në drejtim të ekipit ishte Antonio Konte. Me Sarrin raporti nuk është më i miri, por e ardhmja e italianit te klubi i Premier League është vënë në pikëpyetje.

Kante është lojtari që kërkohet me ngulm nga Juventusi dhe Reali i Madridit dhe në verë do tentojnë ta blejnë atë. Çelsi aktualisht është i dënuar të mos bëjë merkato në dy vitet e ardhshme dhe normalisht që duhet të mendohet mirë nëse heq dorë nga francezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online