Java e 17-të rezervon shumë ndeshje interesant,e po pa diskutim që sytë do të jenë te takimi i së premtes Partizani-Kukësi. Në tre edicionet e fundit, këto dy skuadra kanë rivalizuar për titull së bashku me Skënderbeun dhe gjithnjë përballjet mes tyre kanë dhuruar emocione dhe spektakël.
Duhet të kujtojmë që sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës, kjo ndeshje duhet të luhet me dyer të mbyllura, por ekziston një mundësi që tifozët të jenë prezent në këtë takim. Siç mësohet drejtuesit e “demave” e kanë apeluar vendimin. Nëse Apeli do të marrë në konsideratë kërkesën e klubit të kuq, atëherë mund ta hedhë poshtë vendimin e Disiplinës. Mbetet për t’u parë me shumë interes se çdo të ndodhë.
Vitin e shkuar, Kukësi arriti që të regjistronte një fitore të thellë ndaj “demave” duke i mundur këta të fundit me shifrat 4-0 në “Zeqir Ymeri”. Faqja e Kukësit ka menduar t’ua kujtojë tifozëve atë ndeshje, duke e ndezur në një farë mënyre takimin e jave.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/314336235847071/