Hazard: Gjithmonë e kam dashur këtë klub, dua ta mbyll karrierën pa pengje!

Është e ditur dëshira e Eden Hazard për të luajtur me Realin e Madridit. 27-vjeçari i Çelsit është një nga lojtarët më të mirë në botë. Belgut i skadon kontrata me klubin anglez në vitin 2020 dhe Reali është gati ta transferojë në Madrid.

Hazard është i talentuar dhe ambicioz. Ai po shkon drejt të 28-ve dhe nuk dëshiron ta mbyllë karrierën, pa i realizuar objektivat dhe dëshirat e tij. Hazard ka folur dhe më parë për dëshirën për të luajtur me 13 herë kampionët e europës, ndërsa e përsërit një dëshirë të tillë për “Radio Monte”. Rio Mavuba, ish-shoku i tij te Lila, e provokon për një gjë të tillë dhe Hazard nis e flet.

Mavuba dhe Hazard gjatë periudhës që luanin me Lilën

Ti më njeh, gjithmonë e kam dashuruar Realin e Madridit. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Këtë sezon do e mbyll me Çelsin, kontrata ime mbaron në vitin 2020. Të shohim se çdo të ndodhë në fund të vitit. Sarri? Ai e mendon futbollin njësoj si unë. Familja ime jeton në Londër, unë po bëhem 28 vjeç dhe nuk dua të kem pengje në fund të karrierës time. Do të marr një vendim. Nuk e di se kur, por do ta marr“, përfundon fanatazisti i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online