“Kukësi më donte, por firmosa kontratën e jetës!”

Rexhinaldo largohet nga Shqipëria pas tre sezonesh. Sulmuesi nga Mozambiku për herë të parë në Superiore u aktivizua te Luftëtari dhe shënoi 8 gola, për të kaluar më pas te Laçi. Me bardhezinjtë shpërtheu, duke realizuar 18 herë në kampionat.

Pas tij u vunë disa klube dhe në fund sulmuesi pranoi ofertën e Kukësit. Me verilindorët shënoi 13  herë dhe u shpall shënuesi më i mirë sezonin e fundit.  “Kur arrin të bësh ato që kam bërë unë, ka gjithmonë klube të interesuara. Vendosa të largohem nga Shqipëria pasi e fitova atë që desha’, tregon Rexhinaldo.

Tashmë do të luajë në Kazakistan me Shaktar Karagandi, aty ku gjen edhe Donjet Shkodrën me të cilin ka qenë rival në kampionatin tonë. “Kam nënshkruar për një klub të ri. Jam i lumtur, pasi kam nënshkruar kontratën e karrierës dhe të jetës time”, shprehet sulmuesi, i cili do të përfitojë 10 mijë euro në muaj dhe premio të shumta për gola, asiste dhe për objektivat e arritura me klubin e ri.

Rexhinaldo ndërkohë falënderon edhe Kukësin: “Faleminderit klubit tim në Shqipëri për besimin. Kukësi donte të vazhdoja, por futbolli është një karrierë. Preferova t’i jap fund karrierës në Shqipëri dhe i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online