Kukësi bën goditjen e dytë, e zbulon presidenti Gjici

Ashtu si çdo edicion, Kukësi pretendon titullin kampion. Presidenti Gjici nuk kursehet aspak dhe mendon që të marrë lojtarët që i nevojiten skuadrës, pa menduar ndoshta shumë gjatë dhe për faturën që duhet të paguaj në fund. Verilindorët kanë prenotuar dhe goditjen e dytë të merkatos, pasi siç dihet Eduart Rroca është zyrtarisht një lojtar i Kukësit.

Pazar sërish në Gjirokastër, pasi vetë presidenti i klubit, Safet Gjici ka zbuluar në një prononcim për “A2 CNN” se Vasil Shkurtaj e ka mbyllur marrëveshjen me Kukësin. Numri një i skuadrës verilindorë ka zbuluar se është arritur marrëveshja si me lojtarin ashtu dhe me klubin bluzi për shërbimet e sulmuesit.

“Nuk kemi garë me Partizanin për Vasil Shkurtaj. Ai do të jetë lojtar i Kukësit. Kemi arritur akordin financiar me klubin e Luftëtarit dhe tashmë mbeten vetëm detajet me lojtarin. Besoj se gjithçka do të mbyllet në ditët në vazhdim. Shkurtaj është lojtar i Kukësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *