Kucka e mbyll me Trabzonsporin, rikthehet në Serie A

Juraj Kucka është rikthyer në Serie A. Mesfushori sllovak, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Xhenoas dhe Milanit, ka vendosur të kthehet në Itali, tashmë për të luajtur në radhët e Parmës. 31-vjeçari, aktivizohej me skuadrën e Trabzonsporit, që nga sezoni i shkuar, por aventura e tij në Turqi duket se është mbyllur.

Sllovaku do të firmosë një kontratë me ekipin emilian, që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2022. Kujtojmë, Kuçka u bë i njohur në Itali me fanellën e Xhenoas, me të cilët u aktivizua për plot katër sezone, përpara se të transferohej te Milani. Me kuqezinjtë, mesfushori luajti për dy sezone, ku më pas vijoi karrierën në Superligën turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *