Kualjarela si 20-vjeçar! Shënon gol dhe hyn në histori!

Sapo është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Sampdoria-Udineze dhe vendasit kryesojnë 1-0. Goli është shënuar nga… e kush tjetër? Fabio Kualjarela. Sulmuesi mbush 36 vjeç pas pesë ditësh, por mosha nuk ka rëndësi për të.

Ai ka “rilindur”, po përjeton një sezon të pabesueshëm dhe ndodhet në një formë të mrekullueshme. Kualjarela është një sulmues që njihet për eurogolat e shënuar në karrierë, por nga 26 janari i sotëm do të mbahet mend dhe për diçka tjetër. Me golin e sotëm nga pika e penalltisë, sulmuesi i Sampdorias ka barazuar një rekord, që mendohej i pathyeshëm.

 

Kjo është ndeshja e 11-të rresht në kampionat që Kualjarela shënon, duke barazuar kështu një emër të madh si Gabriel Omar Batistuta. Argjentinasi i famshëm shënonte gjatë sezonit 1994/1995 në 11-të ndeshje rresht me Fiorentinën e tij, duke e mbyllur kampionatin në shifrën e 26 golave.

Kualjarela ia ka dalë ta barazojë pas 24 vitesh, ndërsa ka shansin të vazhdojë me gola. Ai është ngjitur në kuotën e 15 golave në kampionat, duke lënë poshtë Ronaldon dhe Zapatën me nga një gol më pak. Ndeshja e radhës është e vështirë, luhet kundër Napolit në transfertë dhe “plakushi” do tentojë të vendosë rekordin e tij. Tashmë asgjë nuk është e pamundur, por goleadori shpreson në fillim që Sampdoria të sigurojë fitoren dhe të dërgojë në shtëpi tre pikët në ndeshjen e sotme.

11 ndeshjet rresht ku Kualjarela ka shënuar
Milan
Torino
Genoa
Bologna
Lazio
Parma
Empoli
Chievo
Juventus
Fiorentina
Udinese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online