Fabio Kualjarela po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Me dyglëshin e djeshëm, sulmuesi e shpëtoi nga humbja ekipin e tij, por theu edhe një rekord që nuk prekej që nga sezoni i largët 1965-1966.
Ish-lojtari i Juventusit është lojtari më i vjetër në historinë e Serie A, që arrin të shënojë 25 gola brenda një sezoni futbollistik. Rekordi mbahej nga Luis Vinicio, i cili kishte kapur këtë shifër në moshën 34 vjeç, 2 muaj e 22 ditë. Ndërkohë që Kualjarela e arriti këtë 36 vjeç, 3 muaj e 5 ditë.
Italiani është golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, duke parakaluar edhe Kristiano Ronaldon. Portugezi numëron katër rrjeta më pak se sulmuesi i Sampdorias. Të shohësh moshën e Kualjarelës, kjo nuk është aspak diçka normale, pasi shifra të tilla nuk po i arrijnë as sulmues si Suarez apo Kejn.