Kthim pas në kohë, kur Murinjo ishte thjesht një përkthyes

Fitimi i Champions League me skuadrën e Portos e “katapultoi” Zhoze Murinjon në një nivel tjetër fame. Emri dhe imazhi i portugezit u bë famshëm në çdo shtet ku ndiqet futbolli. Sukseset e mëtejshme me Çelsin, Interin, Real Madridin etj. e rritën akoma dhe më shumë famën e “The Special One”.

Por, hapat e parë të Murinjos në fushën e trajningut lidheshin me fakti se portugezi asokohe 29 vjeç zotëronte 4 gjuhë çka i dhanë atij mundësinë e rrallë për të qenë ndihmësi i trajnerit të shquar anglez Bobi Robson, kur ky i fundit u vë në drejtim të skuadrës së Sportingut së Lisbonës në vitin e largët 1992.

Trajneri anglez krijoi një lidhje shumë të fortë me Murinjon dhe e mori atë me vete në aventurat e tij të mëvonshme te Porto e më pas te Barcelona. Në harkun e katër viteve portugezi kaloi nga të qenit ndihmës-trajner i një ekipi amator në qytetin e vendlindjes Setubal te të punuarit në një klub me lojtarë si Ronaldo, Guardiola dhe Xhovani. Në fund të sezonit Robson u largua për te PSV-ja, por Murinjo jo, pasi ai qëndroi te Barcelona për të qenë ndihmësi i një tjetër trajneri të madh si Luis Van Gal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online