Kthesa e detyruar, momenti i Kukësit dhe Rexhinaldos

Kukësi ka humbur dy ndeshjet e fundit me Skënderbeu dhe Partizanin, rivalë direkt për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka zbritur në vendin e katërt në klasifikim, ndërkohë që diferenca me të kuqtë kryesues ka shkuar në 6 pikë.

Ndeshja e radhës me Kastriotin është mundësia më e mirë për Kukësin të rikthehet te fitorja. Në stadiumin “Redi Maloku” verilindorët do kërkojnë maksimumin, por kurrsesi krutanët nuk duhen nënvlerësuar.

Veçse një mundi për t’u kthyer te fitorja, Kastrioti është ekipi ndaj të cilit pritet edhe zhbllokimi i sulmuesit Rexhinaldo. Trajner Armando Cungu nuk është kursyer pas ndeshjes me Partizanin, teksa kritikoi sulmuesin.

Futbollisti nga Mozambiku duhet të flasë sërish me gjuhën e golave. Deri më tani ka gjetur rrugën e rrjetës pesë herë, duke qenë shënuesi më i mirë për skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online