Mirabeli: Gatuzo një nga më të mirët në botë, Bonuçi më befasoi

Masimiliano Mirabeli punoi si drejtor sportiv i Milanit për 15 muaj. 230 milionë euro të shpenzuara në verën e kaluar u shpërblyen nga një vend i gjashtë në kampionat. Me kalimin e kuqezinjve nga pronarët kinezë të amerikanët e fondit Elliot, u ndërruan dhe drejtuesit e klubit, çka solli fundin e aventurës së Mirabelit me kuqezinjtë.

Në një prononcim për “Gold 7”, Mirabeli shfaqet krenar për faktin që ka punuar me një klub kaq të madh, ndërsa komenton dhe largimin e Leonardo Bonuçit, i cili u rikthye te Juventus, si dhe thur elozhe për trajnerin Xhenaro Gatuzo. Pengu i tij është bashkimi i dy portierëve vëllezër Donaruma në ekip, ndërsa e mbyll me me menaxherin Mino Rajola, me të cilin nuk pati marrëdhënie pozitive.

NDËRRIMI I PRONARËVE – “Kam të njëjtin mendim që kanë të gjithë. Është e çuditshme të blesh Milanin dhe pastaj ta lësh pas pak kohësh. Ka shumë gjëra për të menduar, natyrisht që jemi befasuar të gjithë. Ishin 15 muaj impenjative Të jetosh çdo ditë botën e Milanit nuk i ndodh gjithkujt dhe ishte shumë e bukur. Isha i nderuar dhe krenar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi të madh, edhe pse për një periudhë të shkurtër.”

BONUÇI – “Bonuçi ishte një njeri i madh i dhomave të zhveshjes, përveçse një protagonist i madh. Një kampion i vërtetë, i pari që vinte dhe i fundit që largohej. Për mua balancat i lëviz ekipi, Leonardo nuk mund të bënte gjë. Mendoja se Bonuçi do e mbyllte karrierën te Milani.”

GATUZO – “Ai është një kampion brenda tij, ka qenë si lojtar dhe është dhe si trajner. Shihej si një person me grintë dhe forcë, por është një trajner me ide të reja. Ai është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në botë, jo vetëm në Itali. Është lartësuar pak, nënvlerësohet, por Milani i tij po luan një futboll të bukur. E ka ndryshuar komplet ekipin. Nuk ka bërë mirë, por shumë mirë. Di të futet te çdo lojtar, të mëson futbollin dhe menaxhon skuadrën. Konte? Nuk kam menduar kurrë për të personalisht.”

PENGU – “Më erdhi në mendje të bashkoj dy vëllezërit Donaruma së bashku. Por, duke e parë se si shkoi situata, jam penduar dhe nuk do e bëja përsëri.”

RAJOLA – “Më telefonoi për të më uruar pas mbylljes së marrëveshjes me Donarumën dhe më tha dhe disa gjëra të tjera. Nuk e di nëse i referohej pronarëve, apo ne drejtuesve në deklaratat e tij. Mino ka bërë gjëra të mira me Milanin, ndërsa me ardhjen tonë nuk pati mundësinë t’i bënte disa gjëra dhe kjo e acaroi. Nuk binim dakord në disa aspekte, por ai vazhdonte punën e tij dhe unë timen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online