Kthehet Ditmar Bicaj, Latif Amadu shqetësimi kryesor

Teuta është ngjitur në vendin e tretë pas barazimit të marrë në transfertë kundër Kukësit. Durrsakët kanë grumbulluar 22 pikë, po aq sa Laçi. Një nisje e mirë këtë sezon, ndërkohë që objektivi është pjesëmarrja në kupat e Europës.

Për ndeshjen e radhës, atë me Luftëtarin në Durrës, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë gati edhe mbrojtësin Ditmar Bicaj. Lezhjani e ndoqi takimin me Kukësin nga tribuna, pasi ishte i pezulluar pas katër kartonëve të verdhë që kishte marrë.

Por ka një problem dhe lidhet me dëmtimin e sulmuesit Latif Amadu. Ganezi, autor i 8 golave në kampionat, u dëmtua në pjesën e parë të takimit me Kukësin dhe pritet të kryejë disa vizita mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Shpresohet shumë që golashënuesi më i mirë i kampionatit deri në këto momente të kthehet sa më shpejt në fushë për Teutën, pasi ai është edhe sulmuesi kryesor i skuadrës. Në ditët në vijim pritet që të mësohet edhe gjendje e tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online