Ksavi gati për debutimin si trajner, oferta e parë vjen nga Andaluzia

Real Betis këtë vit ka performuar një futboll tepër të bukur. Një “imitim” i “Tiki-Takas” katalanase me pasime me një prekje dhe dalje në sulm në mënyrë më horizontale. Trajneri aktual i Betisit, Kike Setien pritet të largohet në fund të sezonit. Drejtuesit e bardhejeshilëve, edhe pse nuk arritën të kapin Europën, dëshirojnë të promovojnë ende futbollin e këtij sezoni.

Për ta vazhduar këtë, ata kërkojnë Ksavi Hernandez. Ish-mesfushori, së fundmi ka lançuar tëheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur dhe akoma nuk e ka bërë të qartë punën që do të bëjë pas dy dekadash në fushën e blertë. Në intervistat e tij të mëparshme, Ksavi nuk e ka fshehur dëshirën për të punuar si trajner dhe tani ka një mundësi shumë të mirë.

Real Betis është ndoshta ekipi perfekt, ku spanjolli mund të injektojë të gjitha idetë e tij mbi këtë lojë dhe të provojë të ngrihet edhe vetë si trajner dhe më pas të jetë i gatshëm të drejtojë… Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online