Kryebashkiakja Ademi konfirmon Cungun

Vllaznia e së ardhmes është në dyshim të plotë. Askush nuk di të thotë si do të jetë skuadra kuqeblu për sezonin e ardhshëm. Të paktën deri dje kështu ka qenë. Dilema e parë e madhe ka të bëjë me trajnerin Cungu, nëse do të jetë ai në krye të kuqebluve apo jo. Dhe pikërisht dje, në një prononcim për “Sport Ekspres”, numri 1 i qytetit verior, kryebashkiakja-presidente Voltana Ademi, ka konfirmuar se Armando Cungu do të jetë edhe sezonin e ardhshëm trajner i Vllaznisë. “Patjetër që Cungu do të jetë në krye të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, pasi ai ka një kontratë me klubin për këtë qëllim”, – shprehet kryebashkiakja Ademi për gazetën. Në bisedën e shkurtër me kryebashkiaken-presidente mësohet se përgjithësisht ajo është e kënaqur me punën e trajnerit Cungu dhe me ecurinë e skuadrës kuqeblu, që për një moment ishte në pozita optimale, por diçka nuk shkoi si duhet në ndeshjet e fundit. “Do të diskutojmë me hollësi dhe në detaje përmes një analize profesionale, që do të bëjë stafi teknik me drejtuesit e klubit dhe pjesëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Vllaznisë, nga ku do të dilet edhe me vendime konkrete për peshën e përgjegjësisë së gjithsecilit”, – thotë më tej Ademi, e cila duket se nuk ka asnjë dyshim për qëndrimin e trajnerit Cungu: “Për ne, si struktura të bashkisë dhe klubit “Vllaznia”, Cungu është “OK”, vetëm nëse ai si individ mund të ketë ndonjë arsye personale objektive për të mos e vazhduar punën në krye të skuadrës. Atëherë është punë tjetër dhe duhet diskutuar për një problem të tillë”, – shprehet qartë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, njëherazi edhe presidente e klubit kuqeblu.

TIFOZËT – Pas ndeshjes së mbijetesës, Vllaznia-Tirana, kryebashkiakja Ademi shkruante në profilin e saj në “facebook” se kishte vlerësimin maksimal për tifozët: “Kaluam një moment shumë të vështirë e krejtësisht të panevojshëm. Neglizhenca e ndokujt në disa ndeshje na bëri të vëmë në pikëpyetje qëndrimin në kategori dhe na largoi nga Europa, që e meritonim. Sigurisht që në vazhdim duhet të bëhet një analizë e plotë. Por duhet t’u themi faleminderit trajnerit, lojtarëve të rinj shkodranë dhe në veçanti tifozëve, që e mbështetën skuadrën deri në momentin e fundit”, – shkruante atëherë qytetarja e parë e Shkodrës dhe drejtuesja kryesore e Vllaznisë.

Gaspër Marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online