Roberto Karlos: Unë jam 5 herë kampion, Ronaldo 15 vjet me pushime

Ish-mbrojtësi legjendar i Brazilit dhe Realit të Madridit, është tashmë ambasador i Realit, punon në sektorin e të rinjve të klubit madrilen dhe bën edhe rolin e komentatorit në televizion.

Braziliani ka folur pas festës në Madrid për triumfin e para dy ditëve në Champions League dhe batutat e humorit kanë vërshuar, aq sa ishte e pamundur që të merrej një mendim serioz prej tij.

“Unë dhe Rauli nuk ndalemi kurrë, jemi pjesë e përjetshme e Realit. Ronaldo braziliani? Ai është me pushime.Ka 15 vjet që është me pushime, që kur la futbollin. Nuk vjen kurrë në Madrid”.

Raporti me Raulin: “Unë e kam imituar gjithnjë. Më thoshin: ‘Roberto, Rauli tha këtë gjë’. Më pas, unë e përsëritja atë që thoshte ai”.

Marselo është pasuesi i Roberto Karlosit në Madrid: “E takova në dhomat e zhveshjes, ishte komplet tapë. Pyeste kë i dilte përpara pse të gjithë kishin veshur fanellën me numrin 12. Marselo nuk është mirë nga trutë e kokës. Ai më ka barazuar me trofetë e fituar në Champions? Jo, sepse sa herë fiton Reali, fiton edhe unë, duke qenë pjesë e klubit. Unë kam 5 Champions dhe kam një titull kampion më shumë se Sergio Ramos, edhe pse ai mendon se më kapi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online