Kros i pakënaqur: Unë nuk jam Kasemiro

Toni Kros është grumbulluar me Gjermaninë, që po vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Holandës (Nations League) dhe Rusisë (miqësore). Mesfushori i Real Madrid ka folur për “ESPN”, ku lëshon një mesazh të qartë për trajnerin Julen Lopetegui.

Kros është një titullar fiks i Kampionëve të Europës në fuqi, por nuk i pëlqen shumë pozicioni i ri në fushën e blertë. Lopetegui ka filluar ta vendosë gjermanin para mbrojtjes, por ai preferon të luajë disa metra më përpara.

Unë nuk jam Kasemiro” është shprehur 28-vjeçari, duke lënë të nënkuptohet se nuk i ka karakteristikat e duhura për të luajtur në atë pjesë të fushës. Kros njihet për teknikën dhe saktësinë e pasimeve, ndërsa fiziku, i nevojshëm për rolin para mbrojtjes, nuk është një pikë e fortë e lojtarit.

Një tjetër “problem” për trajnerin e Realit, pavarësisht formës së dobët të ekipit dhe rezultateve negative. Megjithatë, mesfushori është i bindur që Reali e ka potencialin për të dalë nga kjo situatë e komplikuar.

Është një sfidë e bukur të dish që duhen ndryshuar gjërat. E kemi demonstruar disa herë te Reali që jemi në gjendje ta bëjmë, sepse kemi kaluar më parë situata të ngjashme. Nuk jam i preokupuar”, thekson Toni Kros.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online