Shuhet Filip Xhai, futbolli shqiptar në zi

Një ikonë e Teutës nuk jeton më. Sot është ndarë nga jeta Filip Xhai, ish-lojtar dhe trajner te durrsakët. Klubi bregdetar, por edhe Federata Shqiptare e Futbollit, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmeve.

“Me hidhërim ju njoftojmë se është ndare nga jeta i madhi Filip Xhai. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjarët nga ana e klubit Teuta. Do të mbetet i paharruar ndër breza kujtimi dhe kontributi i tij në tërë këto vite. Me respekt dhe nostalgji do rikujtohet në çdo fushë të gjelbër ku mësimet e tij vazhdojnë të vihen në praktikë nga brezat e rritur prej profesor Filipit. I paharruar qoftë kujtimi tij”, shkruan klubi durrsak.

Filip Xhai me Bledar Mancakun

NGUSHËLLIMET E FEDERATËS – “Futbolli durrsak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhai. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhai ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të viteve 1955-1970 të Lokomotivës së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trajnerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjeç. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrsak Filip Xhaji”, shkruhet në uebsajtin zyrtar të federatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online