Toni Kros u zgjodh futbollisti i vitit në Gjermani, duke fituar çmimin, i cili jepet nga revista gjermane “Kicker”. Në një prononcim për këtë të fundit, mesfushori gjerman flet për largimin e Ronaldos, por ai beson se Reali i Madridit do të vazhdojë të dominojë dhe është i kënaqur me trajnerin e ri, Julen Lopetegui.
Kros i rikthehet dhe eliminimit në grupe të Gjermanisë në Botëror, duke e cilësuar si një zhgënjim të madh largimin e shpejtë nga kompeticioni.
“Kristiano ishte pjesë e rëndësishme e ekipit dhe ishte vendimtar në sukseset tona. Nuk është e lehtë të zëvëndësosh një lojtar, i cili shënon 50 gola në sezon, megjithatë jemi akoma një ekip i fortë dhe ndihemi mirë me trajnerin e ri”