Premtimi ndaj nënës, ofertat dhe Reali: Vidal thotë gjithçka në prezantim

Arturo Vidal ka folur shumë sot. Fillimisht para vizitave mjekësore, ndërsa më pas ka ardhur edhe prezantimi para mediave. Kiliani ishte në “ekstazë” për lëvizjen e bërë këtë verë. “Jam shumë shuëm i lumtur që kam ardhur te Barcelona. Për mua është ekipi më i mirë në botë, ku janë më të mirët. Erdha me shumë dëshirë për të fituar gjithçka, me shumë energji dhe me shumë zemër”.

Mesfushori thekson se ka ardhur në ekipin më të mirë në Botë: “Të shkosh te Barcelona është një hap më lart, më lart se te Bajerni. Dua të ndihmoj në fitimin e gjithë titujve te Barcelona. Kur isha 14 vjeç, i premtova nënës time kur  u kthye e lodhur nga puna, se do ta bëja një natë një nga njerëzit më të lumtur në botë. Kam luajtur me shumë klube të rëndësishme dhe sot është pika më e lartë”.

SHOKËT E SKUADRËS – “Ka shumë lojtarë të mëdhenj këtu, por Mesi është më i madhi në histori dhe shpresoj të vazhdoj si shok skuadre me të. Kam ardhur për të luajtur si titullar, për të fituar një vend mes më të mirëve, për të luajtur në të gjithë ndeshjet dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës të fitojnë tituj”.

STILI I LOJËS – “Shpresoj të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Të shohim çfarë trajneri kërkon.  Gjëja më e rëndësishme, për të gjithë lojtarët, është rezultati final dhe jo stili. Do të flas me trajnerin për të mësuar çfarë i duhet nga unë, por dua të them se unë jam gati të ndihmoj për gjithçka. Do të demonstroj të gjithë cilësitë e mia”.

FORMA SPORTIVE – “Fizikisht ndihem mirë, si dhe jam i lumtur për faktin që jam stërvitur për një muaj dhe jam në formë të mirë. Në këtë moment mendoj të stërvitem, të nis të luaj dhe të fitoj tituj. Gjithsesi është trajneri ai që vendos”.

OFERTAT – “Kur agjenti im më tha opsionet, nuk hezitova për një sekondë. Si nuk mund të vija në ekipin më të mirë në botë? Shpresoj që në këto tre vite me Barcelonën të fitoj tre herë Ligën e Kampioneve”.

REALI I MADRIDIT – “Nuk jam anti-madrilen. Unë jam rival i të gjitha ekipeve që luajnë kundër Barcelonës nga ky moment. Nuk kam një llogari të hapur me Realin, kam shumë llogari me veten, pasi dua të fitoj Ligën e Kampioneve. Tani që kam ardhur në ekipin më të mirë në botë dua ta përmbush këtë objektiv. Do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të luajmë kundër Real Madridit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online