Armand Duka është penduar. Të paktën në mendjen e tij është bindur se gaboi që e konfirmoi Kristian Panuçin, një zgjedhje e rrezikshme, një bast i humbur.
De Biazi bëri një mrekulli, edhe për faktin se u shqiptarizua, ndërsa Panuçi mbeti një “gjeneral” që nuk i kuptoi kurrë as ushtarët e tij dhe as popullin shqiptar, që në mënyrë të bujshme e ka ofenduar në dy ndeshjet e fundit, diçka pa precedent te Shqipëria dhe ndoshta në gjithë botën.
Humbja kundër Turqisë ishte sinjali më i qartë se nuk kemi të ardhme, për faj të Panuçit dhe fajin tonë, sepse kemi bërë një çorbë të madhe pas Euro 2016, duke mos e kuptuar se rinovimi gradual duhej bërë me këmbë në tokë, duke mos premtuar sërish ëndrra dhe duke punuar për të prodhuar vetë talentet që më parë ia rrëmbenim Kosovës motër.
Pas ndeshjes kundër Turqisë Duka ka qëndruar për dy orë brenda stadiumit Loro Boriçi, i zemëruar, i zhgënjyer, ndoshta duke menduar lëvizjen e radhës.
Në ambientet e brendshme të stadiumit Duka ka takuar trajnerin italian Edoardo Reja, një veteran i stolit në Serinë A, ku ka drejtuar shumë klube, edhe Napolin e Lacion. Eksperienca nuk i mungon, një stol kombëtareje po.
Një babaxhan, që rrallë grindet me ndokënd, ndoshta Reja do ishte zgjedhja ideale për Shqipërinë e tronditur keq. Shkumbin Qormemeti ishte krah tij në Loro Boriçi, jo rastësisht. Ashtu si takimi me Dukën, jo rastësor.
NJE REZULTAT I GJETUR SAKTESISHT NGA -KLOSS —0-3— ME ZGJIDHJET E”’ HUMBURA”’- nga -PANUCI) ///–0-3 –E PASTER– PASI EDHE GOLI I TRETE TURK ISHTE MESE I REGULLT..PANUCI ASPAK I DENJE PER KOMBETAREN E SHQIPERISE-..ME TE ne krye JEMI 100 per qind TE ELEMINUAR DHE THUAJSE ME SHUME PAK PIKE APO VETEM ME- ME TE DOBTAT E GRUPIT(EDHE KJO VIHET NE PIKPYETJE)-..NJE SHQIPERI PA IDE- E PAREZIKSHME -E KALBUR NE MBROJTJE DHE ME NJE SULM INEGZISTENT-PA GJUAJTJE –HOT—DREJT PORTES KUNDERSHTARE- .-KU SHKOJME ??A JEMI NE VEHTE-??—MBUREMI PARA CDO TAKIMI DHE CDO MBURRJE DEL E BRABARTE ME NJE FLLUSKE SAPUNI QE CAHET SA FILLOJME TE– PERDRIDHEMI –NE FUSHE-..—-SKANDALOZE —