Kriza e Luftëtarit, largimi i parë “big”

0

Luftëtari mund të humbë një nga lojtarët kryesorë të viteve të fundit. Sportekspres.com mëson se “xholi” i bluzinjve, Lejdi Liçaj, do të jetë largimi i parë i madh nga skuadra gjirokastrite. Vlonjatit i përfundon kontrata dhe nuk do të rinovojë.

Arsyet janë të shumta. Mes tyre edhe ato financiare. Prej muajsh në Gjirokastër nuk paguhen futbollistët dhe së fundmi gjithçka ka dalë hapur, pavarësisht se në kampin bluzi janë munduar të mohojnë herë pas here problemet.

Liçaj së fundmi nuk është preferuar as nga trajneri Gentian Mezani. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Flamurtarin dhe në dy takimet e radhës ishte në pankinë. Në takimin e fundit me Kukësin ai nuk ishte as në stol.

Largimi i tij nuk do të jetë i vetmi, pasi edhe të tjerë lojtarë janë të pakënaqur. Drejtuesit duhet të gjejnë një zgjidhje për të shlyer detyrimet financiare që kanë ndaj lojtarëve, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë oferta dhe po joshen nga klube të tjera të elitës.

VLADIMIR PRENGA

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.