Gafa e UEFA-s me Ronaldon, tifozët e “masakrojnë”

Të gjithë gabojmë, por kur një faqe zyrtare e UEFA-s bën një sondazh dhe harron të përfshijë aty një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë, është e qartë që është një gafë që nuk kalon pa vënë re.

Faqja zyrtare e qeverisë së futbollit në versionin francez postoi dje një sondazh ku pyeste tifozët: “Sot e ka radhën numri 7. Cilin numër 7 preferoni këtë sezon në Champions League?”

Problemi lind kur u hedh një sy kandidatëve që propozon UEFA: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano, Sterling e Ribéry.

Domethënë një lojtar që ka një dekadë që diçka po e bën në Champions League, ndoshta e njihni një Cristiano Ronaldo, nuk vlen për sondazhin e UEFA-s?

Natyrisht, “orteku” i ironisë dhe sharjeve ndaj UEFA-s nuk mund të vononte, aq më shumë që ky duket si një provokim, pas dhënies së Topit të Artë kroatit Modric, në një kohë që e gjithë bota e di mirë se Ronaldo e Messi janë ende lojtarë të një tjetër planeti.

UEFA e kuptoi gafën dhe më vonë e fshiu fare sondazhin, por dëmi ishte bërë, lajmi ishte përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe revolta e tifozëve të shumtë të Ronaldos, apo Juventusit (apo edhe tifozë që thjesht e kuptojnë vlerën e Ronaldos), vazhdon ende.

https://twitter.com/TheoGonesBf/status/1070967116361281541

https://twitter.com/h_idayat/status/1070978012080947200

https://twitter.com/bylkaSaid1/status/1071046872586956800

https://twitter.com/tmaxdesmer/status/1071004957363576832

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online