Ai që dukej si spekulim mediatik tashmë është kthyer në një krizë të vërtetë te Bajerni: Robert Levandovski kërkon të largohet dhe duket qartë strategjia e tij, duke u dërguar mesazhe klubeve që e duan dhe duke autorizuar menaxherin e vet të turbullojë ambientin me deklaratat e tij.
Pas ditësh të tëra qetësir, tani shpërtjen Bajerni, që kërcënon me padi në FIFA klubet që duan sulmuesin, por i dërgon një mesazh të qartë edhe polakut, duke i përmendur kontratën.
Në një deklaratë zyrtare për Sky Deutschland, Bajerni lëshon paralajmërimin: “Robert është nën kontratë me Bajernin dhe vetëm pak kohë më parë firmpsi deri më 2021. Bajerni nuk e mendon fare transferimin e sulmuesit të vet.
“Nuk kemi biseduar dhe nuk do të bisedojmë me asnjë klub. Nëse klube të tjerë negociojnë me lojtarë që kanë kontrata afatgjata, atëherë rrezikojnë dënim nga FIFA. Edhe agjenti na ka thënë që nuk ka biseduar me asnjë klub dhe ne i besojmë”.