Hebaj në Slloveni, firmos të shtunën

0

Lajmi i publikuar para pak ditësh në Sport Ekspres, rreth marrëveshjes së afërt për transferimin e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj në Slloveni, te Domzhale, tashmë është konfirmuar dhe talenti i Shqipërisë U-21 bëhet gati për largimin e parë nga Superiorja.

Supersport raporton se marrëveshja është mbyllur dhe të shtunën Hebaj pritet në Slloveni, ku do të firmosë kontratën e re.

Natyrisht, Vllaznia nuk e lëshon lehtë produktin e vet, ndaj do të marrë në këmbim një shumë parash, por ndoshta edhe një pjesë të kartonit në rast rishitjeje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.