Barazimi me Fortunën e Dyseldorfit ka lëkundur jo pak pozitat e Niko Kovaç në krye të stolit të Bajernit. Në fjalët para gazetarëve, kroati tha se skuadra e tij po vuan për shkak të gabimeve individuale dhe për këtë ai nuk merr përsipër asnjë faj.
“Po pësojmë gola nga mungesa e përqendrimit ose prej gabime individuale. Në analizën para ndeshjes së sotme, e diskutuam se kundërshtari do të na rrezikojë me kundërsulme dhe se ata kanë një sulmues shumë të shpejtë. Nuk duhej t’i kishim lënë të pasonin aq lirshëm”, tha trajneri i Bajernit .
“Asnjë trajner në botë nuk mund t’i parandalojë gabimet individuale që bënë disa prej lojtarëve. Nuk e ke di nëse mund të ndihem më i zemëruar se tani”, përfundoi trajneri i Bajernit.