Korrea prish festën e Gatuzos, vetëm një pikë për Milanin e “sakatuar” | VIDEO

Përballja midis Lacios dhe Milanit është mbyllur në një barazim  1 – 1. Gatuzo nën trysninë e mungesave të shumta eksperimentoi me një formacion “3-4-1-2”, që deri diku neutralizoi sulmin e lacialëve. Por mbrojtja e “arnuar” e Milanit nuk arriti t’i bënte ballë presionit të minutave të fundit.

https://twitter.com/FRVideos_SerieA/status/1066752088053637120

Tomas Strakosha bëri një mrekulli, në minutën e 16-të, teksa devijoi me majat e gishtave goditjen e Çalhanoglu. Donaruma u përgjigj pak minuta më vonë me një pritje fantastike, ndërkohë që pati dhe shumë debat për një penallti të paakorduar.

Në pjesën e dytë Lacio mori kontrollin e lojës, por ishin kuqezinjtë ata që goditën të parët. Goditja e mesfushorit afrikan Frenk Kesie përfundoi në rrjetën e mbrojtur nga Strakosha fale dhe devijimit të bërë nga mbrojtësi Uallas.

 

Më pas Lacio u hodh e tëra në sulm. Presioni i vazhdueshëm ja vlejti. Argjentinasi Hoakin Korrea, i cili mposhti Donarumën me një goditje të saktë në minutën e tretë të kohës shtesë. Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, nuk arrin të kontrollojë veten gjatë festës dhe gjyqtari i takimit e nxjerr jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *