Klubet e Kategorisë së Parë po bëhen gati për sezonin e ri. Ditën e djeshme Korabi dhe Kastrioti kanë njoftuar fillimin e fazës përgatitore të sezonit të ri. Dibranët e drejtuar Dorian Bubeqi kanë filluar përgatitjet në kompleksin “Internacional” në Tiranë, ku stërviten prej disa vitesh.
Në stërvitjen e ekipit dibran bie në sy prania e ish-kapitenit, Sokol Mziu, megjithatë klubi ende nuk ka zyrtarizuar firmëm me mesfushorin mëngjarash.
Zhvendosemi në Krujë, ku lojtarët e Kastriotit janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu. Në seancën e parë stërvitore të krutanëve për sezonin e ri morën pjesë disa nga titullarët e vitit të kaluar si Patrik Bardhi, Taulant Marku, Ersil Ymeraj dhe afrimi i merkatos së verës Xhulio Mehmeti.