Kontrata me kinezët bllokon Vitselin, Dortmundi i drejtohet FIFA-s

Transferta Aksel Vitsel te Borusia e Dortmundit ishte thuajse një fakt i kryer, por së fundmi mediet gjermane bëjnë të ditur se klubi kinez Tianzhin Kuanzhian, që zotëron kartoni e mesfushorit belg ka bërë një lëvizje 180 gradë duke bllokuar transferimi e 29-vjeçarit.

Por, historia nuk mbylllet me kaq, pasi klubi gjerman po mendon t’i drejtohet FIFA-s, sepse sipas tyre pala kineze po luan një lojë të pisët, pasi ata thjesht po aktivizojnë klauzolën e largimit që është vendosur në shumën 20 milionë eurove.

Drejtuesit e Tianzhinit kërkojnë që të përfitojnë më shumë për kartonin e Vitselit dhe për këtë kanë hapur “ankandin” ku po marrin pjesë disa klube angleze të cilat janë të gatshme të paguajnë më shumë se 20 milionë për kartonin e titullarit të kombëtares belge. Tani  çështja Vitsel pritet të shkojë në zyrat e FIFA-s, nga ku do të vendoset se kush ka të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *