Nis “ndërtimi” te Dinamo, bashkohet Çema dhe Ilir Allmuça

Dinamo prej vitesh vuan në Kategorinë e Parë dhe nuk po arrin dot që të gjejë forcën për t’u ringritur. Edhe pse është një emër i madh i futbollit shqiptar skuadra nga kryeqytetit ende nuk po gjen mbështetjen që ta ndihmonte për ta rikthyer në majat e futbollit shqiptar. Në ditët e fundit është raportuar nga “SportEksrpes.com” se do të ishte Lutfi Nuri ai që do të investonte tek Dinamo, por deri tani nuk ka diçka konkrete.

Tekniku Igli Allmuça dhe zëvendëstrajneri Julian Brahja kanë rinisur punën për sezonin e ri, por pa pasur një terren për t’u stërvitur kryesisht përgatitjet kryhen në kodrat e liqenit Artificial, por dhe në kalçetot aty pranë. Gjithsesi ka qenë një zgjidhje provizore, pasi skuadra do të zhvendoset në Pezë-Helmës.

Nën urdhrat e trajnerit Allmuça janë bashkuar dhe dy futboillistë së fundmi, bëhet fjalë për Klaudio Çemën dhe Ilir Allmuçën. 23-vjeçari është aktivizuar në edicionin  fundit me Erzenin, por në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit, Elbasanit, Tërbunit dhe Kukësit. Gjithsesi mbrojtësi ende nuk ka nënshkruar, por me shumë gjasa do të jetë pjesë e bluve edicionin e ri. Po ashtu edhe Ilir Allmuça pritet që të vijojë të përfaqësojë Dinamon edhe në edicionin e fundit. Allmuça ishte në Korçë për një provë disaditore, por nuk pati një marrëveshje dhe te Dinamo e presin krahëhapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online