Antonio Pintus ka marrë konfirmim se ai do të lejohet të largohet nga Real Madrid, duke e liruar atë nga kontrata. Trajneri është gati për t’u bashkuar me Interin, sipas “Corriere dello Sport”. Pintus do të punojë me trajnerin e ri të Interit, Antonio Konte dhe do të jetë pjesë e i stafit të tij.
Pintus tashmë ka një marrëveshje paraprake për t’u bashkuar me Interin. Ndonëse trajneri nuk ka qenë kurrë pjesë e stafit të Kontes, ka qenë pjesëtar i stafit të Juventusit kur Konte ishte futbollist.
56-vjeçari Pintus ka qenë me Real Madridin që nga viti 2016 dhe kontrata e tij do të skadonte verën e ardhshme. Duke lënë Real Madridin dhe Juventusin mënjanë, ai gjithashtu ka punuar te Çelsi, Marsejë dhe Palermo.