Konte i bën dalje, Ikardi nuk pranon të bisedojë me klubin

Çështja mes Mauro Ikardit dhe drejtuesve të Interit mund të zgjasë më shumë se ç’është menduar. Klubi nuk e dëshiron një personalitet si argjentinasi në skuadër, madje Konte e ka kërkuar largimin e tij akoma pa ardhur në drejtim. Sipas medieve italiane, lojtari nga ana e tij nuk ka dhënë asnjë shenjë largimi.

Vendimi i tij është të qëndrojë te Interi. Kështu ka një kundërshti mes skuadrës dhe lojtarit. Drejtuesit kanë kërkuar një takim me Ikardin, por ky i fundit ka refuzuar. Marota i ka bërë të qartë gruas dhe menaxheres së 26-vjeçarit, Uanda Nara për të shqyrtuar ofertat që vijnë drejt tij.

Nëse situata nuk zgjidhet, trajneri Konte nuk do e bëjë pjesë të ekipit argjentinasin në turet verore të Kinës dhe Singaporit. Juventusi po e vëzhgon situatën. Kampionët kërkojnë një qendërsulumes dhe Ikardi është zgjedhja e parë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *