Portieri kavajas Mario Dajsinani ka marrë prej disa kohësh “çelësat” e portës te Skënderbeu. Në një intervistë për “RTSH SPORT”, gardiani flet mbi konkurrencën me kolegun Aldo Teqja dhe përballjen e së shtunës kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”.
KONKURRENCA ME TEQEN – “Të them të drejtën konkurrenca të bën mirë, pasi të përmirëson. Raporti im është shumë i mirë. Njësoj siç ishte përpara kur isha në stol dhe ai në formacion”
PËRBALLJA ME TIRANËN – “Shpresojmë që dalim me tri pikët në atë takim. Besim kemi, pasi dhe Tirana nuk po kalon një moment të mirë”.
–Cdo skuader duhet te jete e mencur-ne loje…Nuk duhet lene fusha e tiranes dhe te shkohet tek vendi I –maskakres –kruje—per te riluajtur ne te ardhmen -pasi serish mund te ndodhe masaker por kete here me e keqe se e para.-ndoshta edhe me pasoja per jeten e lojtarve tranjerve apo tifozeve –Fundja kjo behet ne cdo kampionat te europes -ndaj asnjehere nuk duhet prishur -reguli – I qetsiese dhe sigurise ne futboll-AQ ME TEPER NE FUTBOLLIN SHQIPTAR…