Reali i Madridit ka bërë goditjen e parë në merkato. Edhe pse Karim Benzema ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë me fanellën e “Los Blancos”, madrilenët kanë menduar të përfocojnë sulmin. Luka Joviç do të veshë fanellën e Real Madridit dhe në arkat e Ajntraht Frakfurtit, janë derdhur plot 60 milionë euro.
Joviç ka bërë një sezon të shkëlqyer me skuadrën gjermane dhe Reali i ka besuar, duke i shtruar në tavolinë një kontratë pesë vjeçare me një rrogë 10 milionë euro në sezon. Një investim plot 110 milionë euro për serbin 21-vjeçar, që është përforcimi i parë te “Galaktikët”.