Konfirmohet momenti “jo” i Hysajt, Veseli në stol

Largimi i Mauricio Sarrit këtë verë nga Napoli duket se i ka lëkundur pozitat e Elseid Hysajt te skuadra italiane. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se po mendohet të gjendet një zëvendësues, ndërkohë që nga ana tjetër klubi nuk ka asnjë ngutje për të rinovuar kontratën me shkodranin. Në fakt ka arsye pse mos ta bëjë diçka të tillë, pasi edhe për tre vite mbrojtësi nuk largohet dot.

Klauzolën për të ikur e ka plot 50 milionë euro dhe me kontratën e re synohej që ajo të hiqej. Gjithsesi bisedimet kanë ngecur. Është një moment jo dhe kjo kuptohet edhe nga fakti që trajneri Karlo Ançeloti po i bën llogaritë pa të në ndeshjen e radhës kundër Xhenoas.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme dhe në krahët e mbrojtjes shihen të favorizuar Maksimoviç në të djathtë dhe Mario Rui në të majtë. Hysaj kështu do ta nisë nga stoli ndeshjen e së shtunës, që nis prej orës 20:30.

Një tjetër mbrojtës i kombëtares nuk është përzgjedhur titullar këtë fundjavë. Frederik Veseli e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer i gatshëm për Empolin. Por trajneri i skuadrës së tij ka menduar të mos e aktivizojë nga fillimi në ndeshjen me Udinezen (e diel, ora 15:00) në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online