Në vendimet disiplinore të UEFA-s ra në sy pezullimi me dy ndeshje për mesfushorin e Valencias, Zhofri Kondogbia. Ish-futbollisti i Interit u dënua për shkak se mori me dashje një karton të verdhë për në fitoren 2 – 0 ndaj Selltikut.
Ky vendim ka shkaktuar jo pak frikë në kampin e Real Madrid, pasi me shumë gjasa me të masë do të ndëshkohet dhe kapiteni i “Los Blancos”, Serxhio Ramos, i cili bëri të njëjtin gjë në përfundim të ndeshjes kundër Ajaksit të Amsterdamit.
Ajo që e bën më të rëndë situatën e Ramos është fakti që spanjolli e pranoi para gazetarëve se veprimi i tij ishte bërë me dashje, duke thënë: Do të gënjeja nëse do të thoja që veprimi s’ishte me dashje. Kapiteni i Realit e kundërshtoi më pas këtë deklaratë me një postim në “twitter”, por vështirë se 32-vjeçari do ia hedhë pa u lagur.
Në rast se UEFA përdor të njëjtin standard Ramos do të mungojë në përballjet e çerekfinales, kjo gjithmonë nëse Reali eliminon Ajaksin.