Kombëtarja dhe titulli kampion, Sherif Kallaku “u shkel syrin”

“Ëndrra e çdo futbollisti është kombëtarja, por duhet shumë më shumë punë se deri më tani. Me vullnet arrihet gjithçka”. Sherif Kallaku, mesfushori i Teutës, i cili luan edhe me Shqipërinë U21, e dëshiron shumë që një ditë të veshë fanellën kuqezi. Ato çka thotë më lart e vërtetojnë më së miri. I riu është me këmbë në tokë.

Mesfushori pranon ndërkohë që ende ai dhe shokët e tij te Teuta nuk janë në maksimumin e tyre. Gjatë kësaj periudhe kanë marrë ngarkesa të mëdha fizike dhe gjatë këtyre ditëve do të vijë edhe liri.

“Mund të them se jam i rënduar për momentin, kemi punuar intensivisht me nga dy seanca, Gjithsesi kjo do jetë një javë ku do lirohemi”, deklaron për “Supersport”, Kallaku, i cili një vit më parë ishte pjesë e Laçit dhe bëri një sezon të mirë.

Me kurbinasit objektivin Europë e arriti, por më pas pati një dëmtim. Aty përfundoi aventura e tij me Laçin dhe tanimë synon që të sigurojë pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League dhe të luajë me Teutën. Gjithashtu ai nuk i thotë “pas” as titullit kampion.

“Ne e kemi thënë që në fillim, se objektivi i drejtuesve është që të kapim kupat e Europës. Nëse titulli është pranë, pse mos ta tentojmë? Nuk kemi frikë nga titulli”, përfundon Kallaku deklaratën e tij. Mesfushori këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje me Teutën, duke shënuar edhe tre gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online